Udhëzuesi i shpejtë per Apple iPhone 4S

Udhëzuesi i shpejtë per Apple iPhone 4S [Updated]

Apple para pak ditësh ka publikuar për përdoruesit e iPhone 4S Manualin e përdoruesit në gjuhën shqipe, Udhëzuesin e rëndësishëm informacioni në gjuhën shqipe si dhe Majat e gishtave për iPhone 4S në gjuhën shqipe...

Udhëzuesi i shpejtë per Apple iPhone 4S

Qe nga dita e sotme, nga Qendra e shkarkimeve te Apple Support mund te shkarkohen falas edhe Udhëzuesi i shpejtë per Apple iPhone 4S. Ky udhëzues i shpejtë ju tregon si të konfiguroni iPhone-in dhe të përdorni veçoritë e tij kryesore. Pasi ta keni vënë në punë dhe të jeni duke, mund të mësoni edhe më shumë rreth iPhone-it në www.apple.com/iphone.

iPhone 4S

Mirëserdhët në iPhone

Ky udhëzues i shpejtë ju tregon si të konfiguroni iPhone-in dhe të përdorni veçoritë e tij kryesore. Për të filluar, ndizni iPhone-in tuaj duke shtypur dhe mbajtur butonin Ndiz/Fik për pak sekonda. Mandej ndiqni udhëzimet në ekran për të konfiguruar iPhone-in tuaj.

Kryesoret e butonave

Për të fikur apo rindezur iPhone-in, shtypni e mbani butonin Ndiz/Fik për pak sekonda, mandej tërhiqni rrëshqitësin për ta konfirmuar. Për ta fikur ekranin, por për të vazhduar me marrjen e thirrjeve, shtypni Ndiz/Fik një herë. Shtypni butonin Home, në çdo kohë, për t’u kthyer në ekranin Home. Për të kaluar shpejt nga njëri aplikacion i përdorur së fundmi në tjetrin, klikoni dy herë butonin Home dhe prekni një ikonë aplikacioni.

Kryerja e një thirrjeje

Prekni një numër telefoni te Contacts, Favorites, një email, një mesazh me tekst ose kudo tjetër në iPhone për të kryer një thirrje. Ose hapni aplikacionin Phone dhe prekni butonin Keypad për ta formuar manualisht. Për të heshtur një thirrje hyrëse, shtypni një herë butonin Ndiz/ Fik. Për ta dërguar një thirrje drejtpërdrejt në postën zanore, shtypni dy herë Ndiz/Fik. Për t’iu përgjigjur një thirrjeje me kufjet iPhone, shtypni butonin qendror një herë. Shtypeni sërish për të përfunduar thirrjen.

FaceTime

Zgjidhni dikë nga kontaktet tuaja dhe prekni butonin FaceTime për të nisur videothirrjen me një përdorues tjetër iPhone-i apo përdorues të iPad, iPod touch ose Mac. Ose nëse jeni në thirrje zanore, prekni FaceTime për të nisur një videothirrje. Gjatë videothirrjes, prekni butonin Camera për të kaluar në kamerën e pasme dhe ndani mjedisin rrethues me të tjerët.

Mesazhet

Prekni ikonën Messages për të dërguar iMessage te përdorues të tjerë të iPhone, iPad dhe iPod touch që përdorin iOS 5, ose për t’u dërguar SMS a MMS përdoruesve të telefonave të tjerë celularë. Shtypni një emër ose një numër telefoni në fushën To, ose zgjidhni dikë nga kontaktet tuaja. Shtypni mesazhin, pastaj prekni Send. Për të dërguar fotografi ose video, prekni lehtë butonin Camera.

Tastiera inteligjente

iPhone korrigjon dhe sugjeron fjalë automatikisht kur shkruani. Kështu, nëse prekni lehtë ndonjë germë të gabuar, vazhdoni të shkruani. Për të pranuar fjalën e sugjeruar, prekni lehtë mbi tastin e hapësirës. Ose prekni “x” për ta shpërfillur sugjerimin. Tastiera fut automatikisht apostrofat për format e shkurtra. Nëse prekni lehtë dy herë tastin e hapësirës, ai vendos një pikë. Mund ta prekni dy herë një fjalë, për ta kërkuar në fjalor.

Prerja, kopjimi dhe ngjitja

Prekni tekstin që dëshironi të ndryshoni ose prekeni dhe mbajeni prekur për të aktivizuar lenten, pastaj rrëshqitni gishtin për të zhvendosur pikën e futjes së tekstit. Mund të zgjidhni një fjalë duke e prekur lehtë dy herë dhe të zgjidhni më shumë ose më pak tekst duke tërhequr pikat e tërheqjes. Mandej prekni lehtë për të prerë, kopjuar dhe ngjitur. Për të kopjuar tekst nga faqet e internetit, emaili ose mesazhet e tekstit, prekni dhe mbani prekur për të zgjedhur tekstin, mandej prekni Copy.

Njoftimet

Kur merrni një njoftim, ai shfaqet shkurtimisht në krye të ekranit, pa ju ndërprerë në atë që po bëni. Shpërfilleni ose prekeni për t’u përgjigjur menjëherë. Për të parë një përmbledhje të njoftimeve tuaja të fundit, fshini për poshtë nga kreu i cilido ekrani. Njoftimin e ri mund ta hapni nga ekrani Lock duke rrëshqitur ikonën e tij djathtas.

Voice Control

Përdorni Voice Control për të kryer telefonata me duar të lira ose për të luajtur muzikë. Për të aktivizuar Voice Control, mbani shtypur butonin Home ose butonin qendror në kufjet e iPhone-it derisa të shfaqet pamja Voice Control. Pas tingullit, shqiptoni një komandë si p.sh. “call Elliot” ose “dial 555-1212.” Mund t’i kërkoni gjithashtu iPhone-it të luajë një album, artist apo listë të caktuar këngësh, ose “play more songs like this”. Mund t’i kërkoni iPhone-it “what’s playing?” (çfarë po luhet?) ose për shembull “play songs by the Rolling Stones”.

Për shfletimin e Udhëzuesit te shpejtë per Apple iPhone 4S në gjuhën shqipe, ju nevojitet aplikacioni Adobe Reader. Nëse nuk e keni të instaluar, ju mund ta shkarkoni falas përmes linkut -> Shkarkoni këtu Adobe Reader.

Diesen Artikel auf Twitter oder Google+ weiterempfehlen

Diesen Artikel auf Twitter weiterempfehlen Diesen Artikel auf Google+ weiterempfehlen
© 2014 Valdet Beqiraj |it-blogger.net Impressum und Datenschutz